fbpx

Ivanov – Tramp: I respektojmë fuqishëm qëndrimet tuaja dhe synimet e politikës së jashtme

-

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Donald Tramp me rastin e marrjes së funksionit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ivanov në urim shpreh bindjen se lidershipi i Tramp, përveç për SHBA-në, është i rëndësishëm edhe në planin global si dhe paraqet shpresë për intensifikimin dhe thellimin e partneritetit strategjik të miqësisë mes Maqedonisë dhe SHBA-së.

“Më lejoni në këtë rast solemn, të shprehi shpresën se me angazhim të ndërsjellë do të japim kontribut personal në intensifikimin, thellimin dhe përforcimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-ve, për çka konfirmoj se ekziston interes i madh edhe nga R. e Maqedonisë. “Thellësisht jam i bindur se me lidershipin tuaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë nëpër rrugën e progresit. Por besoj se lidershipi juaj është i rëndësishëm edhe në planin global, posaçërisht tani kur ballafaqohet me sfida të shumta dhe kur më shumë se kurdo qoftë kur është i nevojshëm unitet, respektim i ndërsjellë dhe bashkëpunim i sinqertë. Lartë i respektojmë qëndrimet tuaja dhe qëllimet e jashtme politike. Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. Dëshiroj të dini se në Republikën e Maqedonisë dhe në mua keni mik dhe mbështetës të sinqertë”, thotë presidenti Ivanov në urimin deri te kolegu i tij amerikan Tramp.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.