fbpx

Ivanov pret njëzëri të respektohet vullneti i qytetarëve

-

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në deklaratën e sotme për mediat shpreh kënaqësi nga zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, duke theksuar se nuk guxojmë të lejojmë të mos respektohet vullneti i qytetarëve.

“Para së gjithash iu uroj qytetarëve që treguan përgjegjësi dhe dolën në numër masiv për ta realizuar të drejtën e votës. Këtë vit, kur shënojmë 25 vjet nga pavarësia jonë, treguam pjekuri demokratike dhe e konfirmuam kapacitetin tonë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira, të qeta dhe demokratike”, thotë Ivanov.

Presidenti theksoi se pas konstituimit të Kuvendit do t’ia ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë që ka shumicë në Kuvend.

“Ashtu siç mendova se Republika e Maqedonisë ka kapacitet t’i mbajë këto zgjedhje të rëndësishme ashtu siç kaluan, besoj se këto zgjedhje do të kontribuojnë për fund të krizës politike dhe do të paraqesin fillim të pajtimit kombëtar në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në deklaratë presidenti Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.