fbpx

Ivanov: Duhet komunikim dhe bashkëpunim më intensiv me shërbimet

-

­ Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka mbajtur takim pune me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, (ARM) komandantin e Komandës së Bashkuar Operative, (KBO) drejtorët dhe udhëheqësit e organeve shtetërore kompetente për mbrojtjen, sigurinë dhe zbulimin dhe me koordinatorin kombëtar për luftë kundër terrorizmit, në të cilin takim siç informojnë nga kabineti i tij është diskutuar për  masat që ndërmerren rreth krizës aktuale me refugjatët, por edhe për “ ndryshimin e vendosjes së subjekteve në sistemin nacional të sigurimit dhe kompetencave të tyre”.

Institucionet kompetente kanë informuar presidentin Ivanov se përveç angazhimit, disa nga njësitet ushtarake dhe policore të kufijve, zyrtarët shkëmbejnë dhe marrin  të dhëna nga partnerët e huaj të Bashimit Evropian (BE) dhe NATO-s dhe nga shtetet e rajonit, për shkak të identifikimit të rreziqeve të cilat vijnë si pasojë e migrimit ilegal.

Sipas kumtesës së kabinetit të presidentit, të dhënat kanë të bëjnë me transferin e terroristëve të huaj, parandalimin e  krimit të organizuar në rrjetet kriminele përfshirë edhe kontrabandën me  persona të rrezikshëm për sigurinë e shtetit, me ose pa dokumentacion të falsifikuar kontroll të identiteti të shtetasit të huaj dhe identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në veprimtari luftarake në rajonet e krizës.

Bë takim, siç theksohet  janë bërë edhe konsultime, “për shkak të nevojës mbrojtëse për shkak të nevojës për ndryshim të vendosjes së subjekteve në sistemin për siguri nacionale dhe kompetenca e tyre, nevoja nga pajisjet materiale, kadrovike dhe teknik për përballje me kanosjet dhe revizionin e mekanizimit për kontroll ekzekutiv mbi punën dhe zbatimin e masave nga shërbimet”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.