fbpx

Ivanov nuk do të takohet me Hanin, terminin ia lë nismës “Për Maqedoni të përbashkët”

-

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov nuk do të takohet me komisarin për zgjerim, Johanes Han dhe treshen evropiane, Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Knut Flekenshtajn sepse ende është për vizitë zyrtare në Hungari.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov madje vonë sonte do të kthehet në Maqedoni ndërsa prej të premten ka njoftuar ambasadorin Samuel Zhbogar se nuk planifikon të takohet me katërshen evropiane sepse qëndrimet e tij ndaj dhënies së mandatit nuk kanë ndryshuar.

“Presidenti Ivanov qartë dhe pa dyshime porositi se nuk do ta jep mandatin, pa dënim paraprak dhe refuzim të Platformës nga Tirana. Duke pasur parasysh se presidenti nuk do të ketë takim me ambasadorin Han, Ivanov terminin e paraparë ia lëshon përfaqësuesve së nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët kërkuan takim me Hanin. Është mirë që komisari të njoftohet me argumentet dhe shkaqet për të cilat qytetarët e Maqedonisë protestojnë tash më 20 ditë”, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Në rrugën drejt Shkupit, njëri nga bashkëpunëtorët e euro- komisarit Han, postoi në Twitter fotografi nga avioni ku shkroi: “Rrugës drejt Shkupit, Johanes Han, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Uajgl” me mesazh që të respektohet demokracia dhe shumica parlamentare. Mos nxitni tensione ndëretnike”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.