Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë ka arritur letra nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, në të cilën informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.
“Kabineti i kryetarit konfirmon se është arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Paraprakisht kryetari i Kuvendit informoi se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot me letër e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, siç theksohet, pret që presidenti Ivanov do të veprojë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.