fbpx

Ivanov: I pres kërkesat e jo- politikanëve për anulimin e faljes

-

Presidenti Gjorgje Ivanov sot në Sofje u bëri thirrje personave tjerë të falur nga lista e tij, që nuk janë nga fusha e politikës, e që duan t’u tërhiqet falja, të dorëzojnë kërkesë deri tek ai.

Ivanov në deklaratë për “Telma” thotë se deri më tani nuk ka arritur asnjë kërkesë për anulimin e faljes.

“Liderëve u ofrova zgjidhje nga kriza, të ketë falje, për të gjitha lëndët që janë, edhe të pushtetit edhe të opozitës të ngrihet procedura që është mundësuar  edhe me Kushtetutën  edhe me Ligjin. Do të thotë nuk ka asgjë joligjore dhe jo kushtetuese. Ata refuzuan në mënyrë të tillë të zgjidhet kriza dhe krijuan kushte ligjore që të mund ajo të tërhiqet. Unë prita që sipas afateve ligjore të parashtrojnë kërkesë. Ato janë akte individuale, vendimet dhe zgjidhjet për secilin që është falur. Pasi nuk kishte reagim nga askush, as nuk dërgoi askush, atëherë vendimi im ishte për të gjithë ata që kishin më shumë reagime se politikanët janë jashtë ligjit,  se janë mbi ligjin, se ata nuk përgjigjen. Për atë tërheqja ime  ka të bëjë me të gjithë politikanët që ishin përfshirë me faljen. Ligji mundëson për të gjithë personat tjerë të parashtrojnë, ashtu siç deklaruan më parë, se janë të gatshëm të parashtrojnë kërkesë”, tha presidenti i Maqedonisë.

I pyetur nëse nuk e bëjnë këtë, Ivanov shkurt tha se do të respektoj ligj dhe kushtetutën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.