!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Ivanov: Është e palejueshme që ambasada gjermane të bazoj njoftim në informacione të rrejshme


       
Shkup, 18 Maj, 2017 - 11:03 (META) 

“Ambasadori i ministrinë gjermane është shërbyer me lajme të rrejshme, kështu që Merkel patjetër e kishte të kërkoj falje për informacionet e pasaktë që i ka marrë nga ambasada e tyre. Apeloj deri tek Gjermania se niveli i këtillë i diplomatëve është ofendim për vendin tonë. Është e palejueshme që në bazë të informacioneve të rrejshme të bazojnë njoftim nga ambasada gjermane. Si ta jap mandatin më herët? Me shkeljen e Kushtetutës?, ka deklaruar dje presidenti Ivanov në intervistë për televizionin “Nova”.

Ky reagim i Ivanovit vijon pasi MPJ-ja e Gjermanisë në kumtesë përshëndeti ndarjen e mandatit, por gjithashtu tha se ky vendim është dashur të ndodh më herët.

I pyetur mes tjerash edhe për ndikimin e faktorit ndërkombëtar periudhën e kaluar, Ivanov tha se “duhet të na brengos cilësia e një pjese të diplomatëve në Maqedoni”.

“Vendet mike vijnë me dëshirë që të kalohet kriza, këshillonin dhe na udhëzonin si të veprojnmë, por kishim edhe takime të palakmueshme, telefonata me persona që nuk ishin të njoftuar dhe me fotografi të gabuara merrnin vendime pa i shqyrtuar faktet”, ka shtuar Ivanov.

Paraprakisht, presidenti Ivanov ishte mysafir në emisionin “Samo Vistina” në televizionin “Kanal 5”.