fbpx

Ivanov: Edhe po të emërohet kryetari i Kuvendit, nuk do ta jap mandatin

-

Formimi i qeverisë pa mandat të arsyetuar nuk është i qëndrueshëm juridikisht- thotë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”.

“Qeveria e tillë do të ishte pa legjitimitet nga presidenti gjegjësisht pa bazë kushtetuese. Kjo është vetëm dëshirë. Kjo është e paqëndrueshme juridikisht. Qeveria e këtillë nuk do të kishte legjitimitet. Kjo qartë përmendet në kushtetutën tonë. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i vendit mund ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë. Në këtë rast, do të kishim dy qeveri. Aktualja që është teknike dhe një qeveri që nuk ka legjitimitet nga presidenti. Do të thotë, do të futshim në një krizë edhe më të madhe”, ka thënë Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë e formimit të qeverisë pa ndarjen e mandatit.

Ai ka shtuar se nga shpallja e pavarësisë së R. së Maqedonisë, partia e cila merr më shumë ulëse deputetësh në Kuvend merr mandatin për formimin e Qeverisë.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që unë dhe paraardhësit të mi e kemi bërë çdoherë, fituesit të zgjedhjeve ia ndajmë mandatin për formimin e Qeverinë. Por, VMRO DPMNE nuk arriti të formoj koalicion me partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, në afatin e paraparë prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më i saktë, koalicioni në fakt ishte arritur. Por në momentet e fundit kishte thirrje telefonike dhe koalicioni u shkatërrua, thotë Ivanov, më pas duke refuzuar të tregoj kush ka qenë telefonuesi.

Ai vuri në dukje se edhe nëse emërohet kryetar i Kuvendit dhe LSDM arrin marrëveshje me partitë shqiptare, ai do të vazhdoj në qëndrimin të mos e ndaj mandatin për shkak të Platformës së Tiranës.

“Unë nuk do t’ia ndaj mandatin një koalicionit të këtillë, edhe atë për arsye politike”, thotë Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.