fbpx

Ivanov dhe Tusk nesër në fokus do ta kenë krizën politike dhe emigrantët

-

“Në fokusin e bisedës mes presidentit të vendit, Ivanov dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk do të jenë kërcënimi nga emigracioni ilegal me të cilën ballafaqohet Evropa dhe kriza politike në Maqedoni, pas zgjedhjeve të dhjetorit vitin e kaluar”, njoftojnë nga kabineti i presidentit i cili nesër do ta pret numrin një të KE-së, Donald Tusk i cili do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

Sipas agjendës, në ora 13:55 pritet të arrijë Tusk në kabinetin e presidentit. Në ora 14, do të nis takimi “sy më sy” mes Ivanov dhe Tusk ndërsa 30 minuta më vonë është takimi plenar i dy delegacioneve.

Në ora 15 parashihet deklaratë për mediat nga presidenti Ivanov dhe Tusk ndërsa në ora 15 e 30 parashihet drekë pune, ku përveç Ivanovit dhe Tusk do të jenë prezent edhe anëtarët e delegacioneve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.