fbpx

Ivanov është ankuar para Dankanit për përfshirjen e fqinjëve dhe situatën e status kuosë me BE-në dhe NATO-n

-

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot është takuar me Alan Dankan, ministër shtetëror për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe ku ka shprehur pakënaqësi nga prania e gjykimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e ndonjë vendi fqinj.
Të dy kanë biseduar për marrëdhënie bilaterale në mes dy shteteve, për ndodhitë në Evropë dhe BE dhe gjendjen në rajon. Të dy zyrtarët kanë folur edhe për politikën aktuale në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

“Lidhur me NATON-n, presidenti Ivanov shprehi dëshpërim për shkak të standardeve të dyfishta, mos-respektimin e aktgjykimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe sundimi e të drejtës në rastin me Maqedonisë. Lidhur me BE-në, presidenti i Maqedonisë bëri thirrje në zhbllokimin e procesit të zgjerimit që e mobilizon dhe reformon shoqërinë. Presidenti Ivanov pret mbështetje më të qartë nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me realizimin e synimeve strategjike të RM-së, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ivanovit për takimin.

Ministri britanik ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dëshiron Maqedoni stabile dhe se nuk dëshiron të përfshihet në punët e brendshme të shtetit. Ai, siç thuhet më tej në kumtesë, ka shprehur kuptimin e revoltës së arsyeshme nga status kuoja gjendja lidhur me integrimet evropiane dhe euro- atlantike dhe ka thënë se do ta mbështesin Maqedoninë edhe në këtë plan.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.