fbpx

Institucionet e mbyllura ndërsa qytetarët larg vendimeve që merren

-

Ka shumë mekanizma me të cilat qytetarët dhe organizatat civile mund të marrin pjesë dhe përmes të cilave mund të kontribuojnë në sundimin e drejtë, por nuk i shfrytëzojnë sepse nuk e dinë se ekzistojnë. Ky është përfundimi i diskutimit nga punëtoria për gjendjen e sundimit të mirëfilltë dhe rekomandimet për përmirësimin e tij, nën organizimin e Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Gjatë diskutimit, disa përfaqësues të sektorit civil të Maqedonisë prezantuan gjendet me sundimin e mirëfilltë në vend e më pas i analizuan mënyrat e përmirësimit të situatës me përfaqësues së OJQ-ve nga Bosnja, Serbia dhe Çekia.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari thotë se ky projekt do të kontribuojë përmes teknologjive të reja, fjala e qytetarëve të jetë më e fortë, më transparente ndërsa institucionet e shtetit më llogaridhënëse në përforcimin e demokracisë.

“Qytetarët nuk kanë qasje në procesin e marrjes së vendimeve. OJQ-të duhet t’i nxitin qytetarët që t’i shfrytëzojnë instrumentet dhe veglat, por duhet të ketë vullnet të mirë nga institucionet e shtetit. Në Maqedoni ka tendencë të uljes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, por megjithatë kemi arsye të jemi optimist sepse shtetet e përfshira në këtë projekt kanë perspektivë evropiane” thotë Jashari, i cili shtoi se institucionet shtetërore në vend për momentin janë shumë të mbyllura.

action see vishegrad 3

Nëse nuk kemi sundim të mirëfilltë, atëherë nuk do të kemi qytetarë të kënaqur, thotë Gordana Dimitrovska nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës.

“Reforma e administratës publike duhet t’i ofroj bazat për të luftuar me sfidat e sundimit të mirë. S’mund të flasim për përgjegjësi nëse nuk kemi sundim të së drejtës. Është për t’u lëvduar fakti se kemi përfshirje të madhe të OJQ-ve në Planin e tretë nacional aksionar për partneritet të hapur qeveritar. Janë përfshirë më shumë se 490 organizata ndërsa kishim më shumë se 100 masa që i kemi zbatuam” tha Dimitrovska.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit „ACTION Visegrad SEE“, qëllimi i të cilit është mobilizimi i qytetarëve për angazhimin e tyre aktiv për çështjet lidhur me sundimin e të së drejtës dhe e cila ndikon ndaj politikave dhe procesin e vendimmarrjes si në nivel nacional ashtu edhe në atë rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.