fbpx

Hojt Brajan Ji: Ivanov të mundësojë sa më shpejtë që të formohet qeveria e re

-

SHBA është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit, porositi sot nga Zagrebi zv- ndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hojt Brajan Ji.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni që të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet qeveria e re pas- zgjedhore.

“Sinqerisht shpresojmë që presidenti i Maqedonisë do t’u mundësojë deputetëve që shprehën vullnetin për këtë dhe partive që i përfaqësojnë që të formojë qeveri sa më shpejtë që është e mundshme sepse Maqedonisë i duhet qeveri e cila do të vazhdoj dhe do t’i përfundoj proceset në suazat e procesit para- aderues të BE-së”, deklaroi Ji.

Lidhur me rajonin, ai tha se është me rëndësi kyçe që të vazhdohen reformat dhe të arrihen standardet evropiane që vendet e rajonit të vazhdojnë rrugën euro- atlantike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.