fbpx

Han: Pasi u grumbulluan nënshkrimet, presim presidenti të dorëzojë mandatin

-

Pasi u grumbulluan nënshkrimet, me padurim presim hapat e mëtutjeshëm. Tani presim presidenti t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Kuvend, në pajtim me Kushtetutën, thuhet në deklaratën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në faqen e KE-së pasi BDI mbrëmë vendosi nënshkrimet për formimin e Qeverisë t’ia jep LSDM-së.

Han në deklaratë thotë se ndryshimet në shoqëritë demokratike janë natyrale dhe duhet të pranohen, kur janë rezultat i zgjedhjeve kredibile.

“Ndryshimet në një shoqëri demokratike janë të natyrshme dhe duhet të jenë të mirëseardhura kur janë si rezultat i zgjedhjeve kredibile, pranimi dhe respektimi i rezultatit zgjedhor dhe e drejta e liderëve që të tentojnë të formojnë qeverinë është një shenjë e demokracisë, kërcënime dhe obstruksione në këto tentativa nuk ka vend për demokracinë si proces, për atë presim nga gjitha partitë të respektojnë principin dhe standardin që të bashkëpunojnë dhe të vlerësojnë njëri tjetrin, ky proces do nxjer vendin nga kriza, duhet të tejkalohen dallimet kur bëhet fjalë për pushtet dhe opozitë, që të dyja palët duhet të kenë rol relevant në funksionimin e një pushteti demokratik”, thuhet mes tjerave në deklaratën e lëshuar nga Han.

Ai shton më tej se obligim i përbashkët i të gjitha partive është që vendin të lëvizin drejt rrugës euro- atlantike, që është synim nacional strategjik që ofron bazë të gjerë për bashkëpunim për reformat e nevojshme. Sipas tij, këtë e kërkojnë dhe e meritojnë qytetarët.

“Për këtë, u bë thirrje të gjithë aktorëve relevant, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, që të veprojnë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe në mënyrë përgjegjëse, të mundësohet formimi i shpejtë i Qeverisë e cila do të punoj në reforma”, shton Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.