fbpx

Han nuk do të takohet me nismën “Për Maqedoni të përbashkët”, nuk ka konfirmime as për Ivanovin

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han nuk do të takohet me përfaqësuesit e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, njoftoi sot zëdhënësja, Maja Kocijançiq.

“Siç thash të premten, komisari Han do të takohet me përfaqësuesit politik. Është e saktë se kishte kërkesë për takime edhe me tjerët. Shpesh kur udhëton në vende të caktuara, tentojmë të realizojmë takime me më shumë përfaqësues lokal, siç janë organizatat civile, por komisari këtë herë vetëm do të takohet me përfaqësuesit politik sepse agjenda nuk lejon më shumë” tha Kocijançiq.

Agjenda e saktë e Han nuk është e njohur ndërsa pritet të saktësohet gjatë ditës.

Siç mëson “Meta”, ende nuk ka konfirmim nëse Han nesër do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov.

Përfaqësuesit e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, dje kërkuan takim me komisarin Han i cili nesër vjen për vizitë në Maqedoni, duke porositur se “nuk duhet dhe nuk mundet të injoroj 200.000 qytetarë që protestojnë çdo ditë”.

“Kërkojmë z. Han të takohet me ne që të mund t’ia paraqesim synimet dhe kërkesat tona që janë fikse dhe të pandryshueshme. Injorimi i tyre dhe injorimi i kërkesave tona mund të krijoj vetëm rreziqe shtesë. Nëse BE është për respektimin e shoqërisë civile, atëherë duhet të tregojë se angazhimet deklarative nuk janë vetëm floskula, por duhet të merren vepra konkrete ndërsa si për fillim mund të pranojnë takim me ne. Injorimin nga Han do ta konsiderojmë si raport jo të sinqertë dhe çështje se BE nuk kanë synime të sinqerta ndaj nesh si Maqedoni”, tha Durlovski”, tha Igor Durlovski, anëtari i nismës dhe drejtor i Operës dhe Baletit të Maqedonisë (OBM).

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.