fbpx

Guvernatori Bogov konsideron se Breksit nuk do të ketë ndikim ndaj kursit devizor

-

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian shkaktoi turbulenca të mëdha në tregjet financiare, por pa ndikim të madh në Maqedoni. Këtë e tha sot Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, duke shtuar se është vërejtur rënie domethënëse e sterlinës kundrejt euros, por kjo situatë nuk do të shkaktojë ndikime më të mëdha ndaj ekonomisë së Maqedonisë, e as ndaj qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë depozita të vogla në sterlina.

Në Maqedoni ka një numër të caktuar të investitorëve të cilat vijnë nga Britania e Madhe. Bogov thotë se ende është shumë herët të parashikohet se çfarë vendime do të sjellin ato, sepse kjo periudhë do të jetë mjaftë turbulente dhe do të nevojitet kohe për stabilizim.

Ai më tej shtoi se Banka Popullore ka kapacitet dhe mundet ta sigurojë stabilitetin e çmimeve, stabilitetin e kursit të denarit dhe sistemit bankar. Bogov këto vlerësim i dha gjatë prezantimit të Raportit për lëvizjet makroekonomike  të vitit 2015 para deputetëve të Kuvendit.

Sipas tij, rritja e parashikuar është 3,6%,, por kjo përqindje mundet të rrezikohet nëse vazhdon pasiguria politike e cila po mbretëron në Maqedoni. Seanca e sotme e Komisionit u zhvilluar në mungesë të deputetëve të opozitës, të cilat dje vendosën për ngrirjet e aktiviteteve në Kuvend.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.