!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Gruevski: VMRO DPMNE nuk do të pajtohet që të vazhdoj mandati i PSP-së


       
Shkup, 9 Janar, 2017 - 12:39 (META) 

Në intervistën e sotme për “Dnevnik”, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjerësisht ka përmendur mandatin, punën dhe ardhmërin e PSP-së. Ai pa kurrfarë dyshimi thotë se VMRO DPMNE nuk do të pajtohet që të vazhdohet afati i Speciales, se “nga avioni shihet se prokuroria punon nën sugjerimin e disa ambasadave dhe është e qartë se dikujt jashtë i nevojitet PSP për vazhdimin e krizës në Maqedoni dhe mbajtjen peng të një partie politike në Maqedoni” si dhe se “me prolongimin e afateve për PSP, sigurisht që do të prolongohet kriza”.

“Kishim bisedime verën e vitit 2015-të. Të gjitha partitë u dakorduam dhe firmosëm dispozitë me të cilën PSP do të ketë 18 muaj për hetim dhe ngritjen eventuale të aktakuzave nëse ka dëshmi ndaj dikujt. Ne respektuam çdo gjë nga ajo marrëveshje” thotë Gruevski.

Sipas tij, “është e qartë se “nga avioni shihet se prokuroria punon nën sugjerimin e disa ambasadave dhe është e qartë se dikujt jashtë i nevojitet PSP për vazhdimin e krizës në Maqedoni.

“Gjithë këtë e them që të shpjegoj se nuk ka nevojë juridike ose esenciale që të vazhdohen ato 18 muaj nga mandati i PSP-së, por ka nevoja politike të faktorëve të jashtëm për shkak të realizimit të synimeve të tyre. Ideja për prolongimin e 18 muajve nuk rrjedh nga PSP. Këtë e di, nuk e supozoj. Për këto arsye ne sollëm vendim se VMRO DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimin e afatit të Speciales dhe këtë disa herë e kemi sqaruar” shton më tej kreu i DPMNE-së.

Sipas Gruevskit, “me prolongimin e afateve për PSP-në, sigurisht që do të prolongohet edhe tejkalimi i krizës”.

“Diku kah marsi apo prilli i vitit të kaluar, dhe disa herë edhe më vonë, kur për herë të parë u përmend se do të kërkohet vazhdimi i mandatit, ne ofruam zgjidhje: nëse në të vërtetë për shkak të kohës s’mund të arrijnë me punë, le ta rritin numrin e prokurorëve. Në vend të orëve të nevojshme për përpunimin e materialeve të fitohen me prolongimin e afateve, e njëjta punë le të arrihet me më shumë persona të punësuar në PSP të cilët do t’i punojnë këto orë në afatin e njëjtë. Dhe kjo nuk u pranua, pa ofruar kundër- argumente. E dyta, nëse BDI nuk dëshiroj të bëj koalicion me ne për shkak se nuk pranojmë vazhdimin e mandatit të PSP-së, dhe këtë e bëjmë me argumente të forta ku nuk ka kundër- përgjigje, atëherë do të thosha se ata mund të bëjnë çfarë të duan. Megjithatë, BDI e di se në qeveri apo në opozitë, kërkesa për PSP-në nuk do të realizohet sepse marrëveshja e qershor- korrikut 2015 dhe Ligji për PSP parashohin se për ndërrimin e tij nuk nevojitet vetëm shumicë prej dy të tretave, por edhe pajtueshmëri nga të gjitha katër partitë nënshkruese” deklaroi Gruevski.