!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Gruevski për “HRT”: Me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni


       
Zagreb, 5 Mars, 2017 - 23:54 (META) 

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në intervistë për televizionin shtetëror kroat “HRT” ka deklaruar se “me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni”.

“Në njëfarë mënyre është grushtet kur pas zgjedhjeve do të sillet Platformë në një shtet tjetër e që ka të bëjë me shtetin tuaj, në rastin konkret shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë. Kur kjo Platformë nuk është nxjerrë para qytetarëve në zgjedhje dhe kur qytetarët nuk pajtohen, kur kjo platformë është kundër Kushtetutës së shtetit dhe kur politikani i cili pranon platformën është i shantazhuar”, thotë Gruevski.

Gruevski mohon se e ashtuquajtura platforma shqiptare është e ngjashme me diç që ai tashmë e ka firmosur në vitin 2008.

“Jo, aspak. Kjo që tani po bëhet është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Po shkohet drejt shtetit binacional, po anashkalohen komunitet tjera në Maqedoni siç janë turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllahët, kroatët, pse jo? Kështu që, të gjithë vihen në një pozicion dytësorë ndërsa favorizohet vetëm një, favorizohet vetëm komuniteti shqiptar, e kjo bëhet në mënyrë jokushtetuese, pa paralajmërim në zgjedhje, me platformë të firmosur në shtet tjetër nën patronazhin e një kryeministri tjetër më saktë Edi Ramës”, ka thënë Gruevski.

Në pyetjen “si e ka kuptuar mesazhin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, Gruevski thotë se “atë që e ka thënë Mogerini e kemi kuptuar njëjtë siç edhe e kanë kuptuar qindra mijë qytetarët të Maqedonisë çdo ditë”.