fbpx

Gruevski: Nuk e arsyetoj as Nedelkovskin, e as vendosjen ilegale të pllakës përkujtimore në Kajmakçalan

-

“Lidhur me ngjarjet me pllakën përkujtimore në Kajmakçalan, s’mund të arsyetoj vendosjen ilegale nga ushtarët e shtetit tjetër, të cilët ilegalisht kanë bërë këtë e as mënyrën se si gazetari Milenko Nedelkovski ka vendosur individualisht dhe me akt që gjeneron energji negative dhe urrejtje të ballafaqohet me këtë akt” shkruan kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në Facebook.

“Nëse Serbia ka pllakë përkujtimore në këtë lokacion, nuk shoh arsye, nëse edhe Bullgaria kërkon në mënyrë legale vendosjen e një pllake të këtillë të mos lejohet. Të dy shtetet janë fqinjët tanë me të cilat kemi histori të komplikuara dhe nuk ka shkak që trajtohen ndryshe kur bëhet fjalë për vendosjen e pllakave përkujtimore të këtij lloji, në veçanti që janë jashtë vendbanimeve dhe s’mund të pengojnë askënd. Mendoj se problemi duhej të qartësohet në aspekt institucional, e jo në mënyrë që do të krijoj probleme, mllef, urrejtje dhe akuza të ndërsjella” shkruan më tej Gruevski.

Ai thotë se përveç që R. e Maqedonisë duhet të lejoj në mënyrë institucionale të lejoj R. e Bullgarisë të vendos pllakë përkujtimore në këtë vend, nëse këtë e kërkon, nevojitet edhe shteti jonë në këto pika të vendos edhe pllaka shtetërore.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.