fbpx

Gruevski nga Turqia është kthyer si komandant suprem, president dhe kryeministër i shtetit

-

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka ndërprerë pushimin e tij në Turqi, siç njoftojnë mediat, “me qëllim që të menaxhoj pasojat nga vërshimet” dhe të bëj “kontroll në terren”.

Në tragjedi dhe katastrofë me këto përmasa, çdo ndihmë është e mirëseardhur, por duke ruajtur bazat e rregullimit shtetëror ndërsa ajo që dje mund të dëgjohet është e kundërta: si shef i partisë politike qorton funksionarët shtetëror.

Nga kontributet televizive për vizitën e ish kryeministrit në terren shihet se Gruevski është “shef mbi shefat”. Kreu i VMRO DPMNE-së si nxënës i urdhëron kryeministrit Dimiteriev, zv- kryeministrit Todorov, ministrave dhe kryetarëve të komunave (“Mendoj se duhet të mbahet seancë qeveritare”, Do të thotë, të përsëris…”, “Do të thotë kështu..:”).

Për më shumë, ai nuk ngushtohet të thotë se i ka thënë kryeshefit të Shtatmadhorisë së ARM-së që të angazhoj 400 ushtarë shtesë që të ndihmojnë, sikur të ishte punë normale që një kryetar partie të kërkoj angazhimin e ushtrisë. (“Kryeshefi i Shtatmadhorisë do të jetë i ngarkuar që të angazhoj më shumë ushtarë që do të ndihmojnë në terren”. “Gruevski kontaktoi kryeshefin e Shtatmadhorisë ku u arrit marrëveshje armata të dërgoj numër shtesë të ushtarëve dhe pajisjes…”)

 

Interesante është se për këtë nuk dinë as komandanti suprem, presidenti Gjorgje Ivanov, i cili flet vetëm për 400 ushtarë, në paraqitje që më shumë duket si zëdhënës komune (“Është periudhë verore dhe ka mundësi për ngjarje të këtilla”), e jo si baba i kombit i cili ballafaqohet nga katastrofa.

Mbrëmë në terren nuk doli as ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, kështu që fotografinë e Gruevskit si “të gjithë në një” u kompletua.

“Sot kishim 400 pjesëtarë të armatës të cilët e ndihmojnë popullatën lokale që të mund të menaxhoj me këto pasoja nga shirat. Këtu gjithashtu janë përfshirë edhe 300 pjesëtarë të policisë. Menaxhmenti i krizës është aktivizuar. Komiteti drejtues dje aktivizoi masat dhe instrumentet për situata të këtilla dhe të gjithë kompetentët janë në terren tanimë. Qeveria po mban seancë dhe shpresojmë të shpall ditë zie. Gjithashtu do të hapen xhiro- llogari që të mund të japin kontribut njerëzit human. Është periudhë vere dhe mund të ketë këso dukuri. Është ofruar edhe ndihmë mjekësore nga të gjitha institucionet që duan të ndihmojnë” tha Ivanov.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.