fbpx

Gruevski: Nuk ka tërheqje, nuk ka gjunjëzim, nuk ka dorëzim

-

Maqedonia është ekspozuar në sulm të fuqishëm. Heshtëm, por mjaft ishte, është koha që të përgjigjemi”, tha lideri i VMRO DPMNE dhe kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski në tubimin e sotëm të madh në sheshin “Pela” në Shkup.
“Tani ballafaqohemi me sfidën që të ballafaqohemi vetvetiu” tha Gruevski, i ndërprerë me duartrokitje.
Sipas tij, “diktatura e pakicës politike, kjo është ajo që po i ndodh Maqedonisë”.
“Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fortë. Kjo është përgjigja për LSDM. Nuk ka tërheqje, nuk ka gjunjëzim, nuk ka dorëzim. Maqedonia është e fuqishme, e vendosur dhe Maqedonia sërish fiton” tha Gruevski dhe porositi se “nuk do të lejoj të na gjakosin”.
Sipas tij, nuk na duhen demokrat të cilët para 3 viteve kishin tentim për marrje me dhunë të parlamentit.
“Çfarë do të ndodh nëse kjo garniturë e frustruarve vije në pushtet- pyeti Gruevski.
Ai foli edhe për gabimet dhe lëshimet që konsideron se do të përmirësohen dhe se nga e tërë kjo do të dalin më të fuqishëm.
“Po mos të ishte ky sulm, duhej ta sajojmë, ai do të na forcoj” tha Gruevski.
Jankulloska, Janakieski dhe Mijalkov, edhe pse kurrfarë faji të dëshmuar, morën vendim që të tërhiqen, theksoi lideri i pozitës dhe shtoi se VMRO DPMNE dhe koalicioni tanimë kanë përgatitur “pako për adresimin e të gjithë sektorëve ku kanë pasur vërejtje”.
“Ne kemi plan real. Nuk do t’i lejojmë Zaevin dhe skenaristët e tij që të na rrëzojnë edhe pse atmosfera, gjendja psikologjike, e shtuar me deklaratat e Zaevit, tanimë filloi t’i bëj problem Maqedonisë, në veçanti në pjesën e thithjes së investimeve të huaja”.
Duke folur rreth kontestit të emrin me Greqinë, ai theksoi se “nuk do të pranoj ide dhe propozime që do ta cenojnë identitetin dhe gjuhën nacionale maqedonase”. VMRO DPMNE si parti përgjegjëse, tha më tej Gruevski, nuk do të lejojë çfarëdo zgjidhje që të pranohen pa referendum.

“Do t’i vazhdojmë negociatat me Greqinë, por me vullnet minimum tek fqinji jugor”, shtoi ai.
Në lidhje me krizën aktuale, Gruevski tha se do të vijojnë biseda mes partive, por nuk do të lejoj zgjidhje që është kundër vullnetit të qytetarëve.
“Maqedonia është shtet evropiane, Maqedonia është e fuqishme- porositi në fund Gruevski.
Tubimi i madh popullor i VMRO DPMNE-së filloi me parullat “Nikolla Nikolla” dhe himnin e Maqedonisë në interpretim të këngëtares pop, Kaliopi.
Pas himnit, me heshtje prej 1 minute iu dhanë nderimet policëve të vrarë në Kumanovë.
Në fillim para masës u drejtua Violeta Açkovska nga Lëvizja civile për mbrojtjen e Maqedonisë ndërsa më pas fjalim kishin edhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski dhe ish kryetari i SASHK-kut, Dojçin Cvetanovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.