fbpx

Gruevski: LSDM ka frikë, për këtë shkak po shpejton që të votoj qeverinë e re

-

LSDM është e frikësuar nga gjykata e opinionit dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së, kështu që ngutet shumë me votimin për qeverinë e re dhe dëshiron si klandestin “të kalojë” nëpër Kuvend, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski gjatë vizitës së sotme të ndërtesës së re të pandërruar të Shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste.

“Është skandaloze që LSDM si asnjëherë më parë tenton ta vendos votimin e Qeverisë në Kuvend. Publikimi i përbërjes së Qeverisë mbrëmë dhe publikimi i votimit gjegjësisht fillimi i debatit nesër në mëngjes, tregon se ata frikësohen nga diçka, se frikësohen nga analiza e opinionit”, ka thënë Gruevski.

Ai më tej ka thënë se me përzgjedhjen “janë kënaqur disa persona e jo të zgjidhen kuadrot më të mira që mund t’i zgjidhen problemet e qytetarëve”.

“Tash ata persona që i humbën zgjedhjet, atyre që populli nuk ua dha mbështetjen, ata do të jenë ministra dhe do t’i krijojnë hapat e ardhshme të Maqedonisë”, ka deklaruar kreu i VMRO DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.