fbpx

Gruevski dhe Cipras diskutojnë emrin në Nju Jork

-

Kryeministri grek Aleksis Cipras kishte takim të shkurtë me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski në Nju Jork rreth kontestit me emrin. Informacionin e njofton gazeta greke “Real” duke shtuar se të dy kryeministrat kanë biseduar gjatë kohës së pranimit të organizuar nga presidenti amerikan Barak Obama.

Cipras gjatë takimit ka kërkuar nga Gruevski të bëj hapa për lëvizjen apo zgjidhjen e kontestit me emrin.

Ky takim i shkurtë në Nju Jork njëherë është edhe takimi i parë mes Cipras dhe Gruevskit, edhe pse ministri i jashtëm Nikos Kozias këtë vit kishte disa takime me homologun e tij Nikolla Poposki dhe e theu akullin me vizitën e tij në Shkup këtë verë.

Paralelisht me takimin, mediumet greke shprehin pakënaqësi për faktin se Maqedonia është lejuar të merr pjesë me emrin kushtetues në takimin kundër ID në suazat e Kuvendit të përgjithshëm. SHBA-të që janë organizator të takimit, sipas burimeve diplomatike të gazetës “To Vima” kanë refuzuar të pranojnë kërkesën greke Maqedonia të figuroj si IRJM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.