fbpx

Gruevski fitues i mirënjohjes më të lartë të Shtipit, “Shën Nikolla”

-

Mirënjohja më e lartë e festës së Shtipit, “Shën Nikolla”, do t’i ndahet kryeministrit Nikolla Gruevski. Këtë e bëri të ditur kryetari i Shtipit, Ilço Zahariev, në mbledhjen e sotme të Këshillit, i cili arsyetoi se dekorata ndahet për “personalitete të larta, të meritueshëm për qytetin”.

-Kur do të niseni nga Shtipi për në Veles do të shihni se çfarë kantieri ndërtimi është, Shtipi dhe Maqedonia Lindore do të fitojnë rrugë ekspres për në Koçanë. Për këtë meritat i ka kryeministri Nikolla Gruevski- tha Zahariev.

Për Shën Nikollë, Shtipi do të fitojë edhe Muzeun e VMRO-së, me figura të çmuara të banorëve të Shtipit nga udhëheqja e Organizatës së atëhershme të brendshme revolucionare maqedonase. Njëmbëdhjetë figura të çmuara do të vendosen në shtëpinë e Andonëve në Novo Sellë, e cila po rikonstruohet. Përskaj figurës së çmuar të Goce Dellçevit, do të jenë edhe figurat e Vanço Mihajllovit, Todor Aleksandrovit dhe të Mishe Razvigorovit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.