fbpx

Gruevski apelon që më 15 tetor të ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare

-

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot ka konfirmuar se partitë politike janë marrë vesh që zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor këtë vit dhe menjëherë apeloi që së bashku me to, të mbahen edhe zgjedhjet e reja parlamentare.

“Besoj që gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur, 15 tetori është afati më i ri që LSDM mund ta pranonte në këto bisedime dhe shpresoj që VMRO DPMNE, si fituese në zgjedhjet parlamentare do të del sërish fituese edhe në këto zgjedhje lokale. Edhe njëherë apeloj për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ditën e njëjtë-15 tetor”, ka thënë Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, gjatë vizitës në Kisela Vodë.

Ai më tej ka shtuar se shpreson që LSDM këtë herë nuk do ta ndryshoj datën  dhe të kërkoj arsye për anulim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.