fbpx

Federata Greke e Hendbollit reagoi për emrin “Maqedoni” në Katar

-

Reagimet për përdorimin emrit kushtetues të Maqedonisë në ngjarje ndërkombëtare nuk anashkaluan edhe Kampionatin e hendbollit në Katar. Federata greke e hendbollit dërgoi letër  në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit, në të cilën reagojnë për emërimin e gabuar të Maqedonisë në Kampionatin e 24-të të hendbollit për meshkuj, në Katar dhe kërkon që sjellja e këtillë të korrigjohet në pjesën tjetër të ngjarjeve të botërorit.

“Me rastin e përdorimit jo të drejtë të emrit të IJRM-së në disa raste Kampionati Botëror i Hendbollit që mbahet në Katar , në të cilin merr pjesë edhe fqinji ynë, Federata Greke,  Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit i dërgoi letër ku reagon dhe kërkon që të intervenohet në komitetit lokal organizativ, gjithandej shfaqet ose kumtohet emri i IRJM-së, kjo të bëhet me përdorimin zyrtarë të saj ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e Federatës Greke të Hendbollit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.