fbpx

Diplomacia greke e shqetësuar për shkak të presioneve amerikane për emrin

-

Kontesti me emrin mund të gjendet në listën e prioriteteve diplomatike të Greqisë këtë vjeshtë për shkak të presioneve të fuqishme nga SHBA-të. Pas kthimit të kryeministrit grek Aleksis Cipras në Athinë, mediumet greke vazhdojnë të shkruajnë se SHBA-të kryejnë, dhe do të vazhdojnë të kryejnë, presion aktiv për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në këtë frymë në nëntor sipas “Etnos” në Athinë do të arrijë sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri, i cili sipas të gjitha mundësive, do të fokusohet në presionin për zgjidhjen e çështjes së Qipros dhe kontestin me emrin.

Terreni për vizitën e këtillë sipas gazetës do ta përgatit disa javë më herët, zëvendësja e sekretarit të shtetit Viktoria Nuland, e cila nuk ka shumë simpatizues në Greqisë për shkak të presioneve të saj rreth emrit.

Gazeta “Katimerini” shkruan se Nuland qëndron pas të gjithë aktiviteteve në rritje nga pala amerikane që të bëhet presion ndaj Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje. Sipas të dhënave nga gaztat, Nuland krahas zgjidhjes së krizës politike, në agjendën e saj është fakti me të cilin do ta detyroj Maqedoninë ta zgjidh çështjen me emrin.

Ajo që sipas “Katimerini” duhet ta shqetësoj Greqinë janë informacionet se SHBA përgatitin ftesë të re për Maqedoninë për pranimin e saj në NATO, pa qenë kjo në ndonjërin prej Samiteve të Aleancës. Kjo pritet që sërish ta vendos Greqinë në situatë të keqe, duke detyruar të vendos veto ndaj këtij vendimi nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.