fbpx

Votimi për pakon e dytë të masave, goditje e re për SIRIZ-ën dhe për Ciprasin

-

Parlamenti grek ka dhënë dritën jeshile për transhin e dytë të reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë për të rihapur tratativat në lidhje me planin e shpëtimit.
Në paketë janë përfshirë modifike të kodit të procedurës civile dhe miratimin e direktivës së BE-së mbi riorganizimin dhe zgjidhjen e krizës së institucioneve të kreditit që synojnë mbrojtjen e bankave.
Vendimi erdhi ditën kur Banka Qendrore Europiane rriti me 900 milionë të tjera fondin e emergjencës për Greqinë. Gjatë debatit në sallë, në sheshin Syntagma janë regjistruar momente tensioni. Gjatë natës disa manifestues me fytyra të mbuluara me maska kanë hedhur shishe Molotov drejt forcave të policisë.
Por në fund drita jeshile është marrë nga partia e kryeministrit: 230 vota pro, 63 kundër, 5 abstenim, 2 nuk ishin të pranishëm. Surprizë ishte votimi pro i ish ministrit të Financave Yanis Varoufakis, I cili javën e kaluar votoi kundër.
“Po” votuan edhe 4 deputetë të tjerë të Syrizës të cilët herën e kaluar abstenuan.
Kryeministri Tsipras: Luftuam do të fitojmë- “ Nuk kemi luftuar për të marrë asgjë. Jam I sigurtë që do të fitojmë” ka thënë kryeministri grek Alecis Tsipras në fjalën e tij në kuvend para votimit.
Forcat konservatore kanë pasur një fitores si ajo e Pirros e para popullit grek, por ata humbën një gjë të çmuar, ndjenjën e sundimit të Evropës. Ndoshta ne pranuam kompromisin sepse ne nuk kishte zgjedhje tjetër, por askush nuk mund të atribuojnë “pjesëmarrjen e këtij programi, “shtoi ai.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.