fbpx

Gjendet i vdekur ish shefi i shërbimit sekret ushtarak

-

Ish shefi i zbulimit ushtarak Goran Sofevski është gjetur i vdekur në Kërçovë. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe prokurori publik është konstatuar se në trupin e 44 vjeçarit Sofevski nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i tij i pajetë është gjetur në orët e hershme të mëngjesit, pasi mbrëmë vonë familjari i tij kishte njoftuar për zhdukjen e Sofevskit. Edhe pse hetimet e para tregojnë se vdekja ka qenë e natyrshme, rezultatet e obduksionit do ta thonë fjalën e fundit. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër thonë se në afërsi të trupit të pajetë të ish shefit të zbulimit ushtarak nuk janë gjetur gjurmë nga ndonjë person tjetër. Sofevski një ditë më parë është nisur për në gjueti në Kërçovë, por pasi nuk është kthyer në shtëpi, kushëriri i tij e ka lajmëruar në stacionin policor si të zhdukur. Goran Sofevski është ish sheh i zbulimit dhe funksionar në Shërbimin ushtarak për siguri dhe kundërzbulim. Ndërsa njihet për kritikat e vazhdueshme ndaj pushtetit në fushën e sigurisë, ushtrisë dhe zbulimit. Së fundmi ai ka punuar në komandës operative të ARM-së në Kumanovë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.