fbpx

Gjashtë persona humbën jetën pas rënies së avionit italian

-

Gjashtë persona, prej të cilëve pesë burra dhe një grua kanë humbur jetën pas rënies së avionit “Paper” që dje pasdite u rrëzua në afërsi të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, në fshatin Kozhle.

Siç njoftojnë mediat italiane, avioni e ka pilotuar Françesko Montanjer, kryetari i aeroklubit në Trevizo ndërsa afër tij kanë qenë nënkryetari i klubit Dario Bastasin si dhe Luka Dale Mule, italiania Iliria Berti, Angelo Kalegari dhe kosovari me pasaportë italiane Visar Begaj.

Sipas rutës, avioni është dashur nga Trevizo të ateroj në Shkup për të mbushur karburant e më pas të vazhdoj rrugën për në Prishtinë, por 2 km para pistës, fluturakja është zhdukur nga radari.

Hetimet po vazhdojnë dhe tani për tani nuk ka informacione për arsyet e rrëzimit të avionit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.