fbpx

Garet: Ende ka mundësi për zgjedhje më 5 qershor

-

Nga pastrimi i listës së zgjedhësve varet edhe suksesi në zbatimin e zgjedhjeve, porositi nga Shtipi ambasadori britanik, Çarls Garet.

Ambasadori pret partitë së bashku të punojnë që të sigurojnë zgjedhje kredibile.

“Besoj se zgjedhjet mund të mbahen më 5 qershor, por më parë duhet përmbushur obligimet dhe duhet liderët partiak të punojnë bashkë. Suksesi në proces mund të nxjerr Maqedoninë nga kriza politike” deklaroi Garet.

Sipas ambasadorit britanik, reformat në media janë të rëndësisë kyçe për çdo demokraci.

“Çështja e reformave në media është shumë e rëndësishme sepse kjo është e rëndësishme gjithashtu për zhvillimin e vendit. Nuk ka rëndësi vetëm debati që zhvillohet rreth kësaj çështje, por është e rëndësishme për kohën e zgjedhjeve, të gjitha mediat të punojnë në përputhje me rregullativat ligjore, parimet e gazetarisë së mirë, të informojnë në mënyrë objektive, të mos mbajnë anën e askujt gjatë zgjedhjeve” tha Garet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.