fbpx

Euro- grupi nuk do të lejoj vazhdimin e financimit të Greqisë

-

Euro- grupi nuk do ta vazhdoj programin financiar për Greqinë. Numri një i euro- grupit, Jyrgen Dajselblum në konferencën e shtypit pas takimit me ministrat evropian të financave shprehu dëshpërim të madh nga vendimi i qeverisë greke që t’i ndërpres papritmas bisedimet dhe të shpall referendum, duke shtuar se nuk do ta pranojnë kërkesën e grekëve për vazhdimin e financimit derisa mos të kaloj referendumi.

Dajselblum theksoi se qeveria greke nuk ka kuptuar se BE mund të tregoj edhe fleksibilitet në bisedime.

“Bisedimet nuk përfunduan, propozimet nuk ishin përfundimtare, por qeveria greke ndërpreu procesin dhe refuzoi propozimet” tha Dajselblum, duke vlerësuar vendimin për referendum si sjellje jokorrekte ndaj popullit grek.

Numri një i euro- grupit theksoi se ndihma financiare dhe programi për Greqinë skadon të martën dhe ministrat e financave të BE do të vazhdojnë me takimin sot me qëllim që të arrijnë marrëveshje për hapat e mëtutjeshme dhe ta mbajnë fuqinë dhe unitetin e euro- zonës si dhe ta mbrojnë euron.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.