fbpx

BE për Kezharovskin: Qeveria mjaft me injorimin e problemit të lirisë së mediave

-

Komisioni Evropian u shpreh se pas burgosjes së gazetarit Tomisllav Kezharovski prej kur thonë se Bashkimi Evropian nga afër ndjek rastin gjyqësor me Kezharovskin, por nuk komentojnë për raste individuale.

Liria e mediave gjerësisht është mbuluar në raportin për progresin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke theksuar fushat problematike siç është reklamimi i Qeverisë, informimi jo objektiv gjatë kohës së zgjedhjeve, roli i televizionit publik shtetëror dhe shpifjes. E gjithë kjo përskaj zbatimit të  ndryshimeve të Ligjit për mediat në fundvitin e 2013. Duke e pasur parasysh  nivelin e shqetësimin për të cilin apelojmë edhe jashtë shtetit, por edhe rënia e vazhdueshme e shtetit në të gjitha radhitjet më relevante të lirisë së mediave, thjeshtë nuk është e besueshme të injorohen problemet e identifikuara- deklaroi për “Metën”, zëdhënësja  e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Komesari evropian Johans Han me detyrën  e bisedimeve paraaderuese  më 19 dhe 20 shkurt do të vizitojë Maqedoninë, konfirmuan nga Komisioni Evropian për “Metën”.

T.M.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.