fbpx

BE i ka premtuar Ballkanit Perëndimor 600 milion euro

-

BE në Samitin e Vjenës premtoi 600 milion euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Paratë do të destinohen për projekte në energjetikë, trafik dhe infrastrukturë hekurudhore.

Zëvendës- kancelari i Austrisë, Rajnhold Miterliner tha se me këtë hap BE dëshiron të tregoj se nuk jep vetëm deklarata, por edhe mjete për projekte konkrete. Maqedonia më shumë do të investoj në energjetikë. Ministri i ekonomisë Bekim Neziri ka theksuar se Maqedonia në mënyrë energjetike do të lidhet me Serbinë dhe Shqipërinë, me prioritet të lidhjes prej largpërçuesit 400 kilo-voltësh me Kosovën. BE kërkoi nga Ballkani Perëndimor në samitin e ardhshëm vitin tjetër të merr pjesë me propozime konkrete, të radhitura sipas prioritetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.