fbpx

BDI-akuzat e Zaevit janë nxjerrë nga konteksti

-

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përgënjeshtron të gjitha akuzat të bëra sot në pres konferencën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Akuza që mund ti gjesh vetëm në paralajmërimet që ai vet ua bën përgjimeve e aspak në vet përgjimet.
Për shembull.: veç fakti që biseda në mes Kryetarit të Partisë dhe kryetarit të degës së Çairit për shitjen e pronës së BDI-së në Shkup (për të cilën do prezantojmë dëshmi) prezantohet si krim dhe tregon për tendencën e kësaj pres konference.

BDI mbetet në qëndrimin që të publikohen të gjitha materialet që opozita disponon për BDI-në, por kërkon që të mos të bëhen interpretime qëllimisht të gabuara për ta lajthitur opinionin. BDI, gjithashtu mbetet në qëndrimin që të njëjtat të procesohen nëpër institucione sipas dëshirës së opozitës.
Nëse verifikohen akuzat e bëra, BDI-ja nuk do del në mbrojtje të asnjërit, por gjithashtu kërkon të publikohet nëse verifikohet se akuzat janë bërë në bazë të nxjerrjes nga konteksti të bisedave private në mes funksionarëve të partisë. ” thuhet në kumtesën e BDI-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.