fbpx

BDI-ja deri në fund të gushtit pret marrëveshje për prokurorit special

-

Ahmeti dhe Fatos Reka diskutuan mbi ngjarjet politike në vend, marrëdhëniet midis Shkupit dhe Tiranës, integrimin Euroatlantik, marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe për gjendjen në Tetovë pas vërshimeve.

Me këtë rast kreu i BDI-së njoftoi Ambasadorin shqiptarë mbi dialogun politik që po zhvillohet në mes të katër partive më të mëdha në vend, me ndërmjetësim ndërkombëtar.

“Takimet e grupeve të punës duhet të vijojnë të hënën, ndërsa BDI ka njoftuar palët mbi qëndrimet e partisë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me zgjedhjet si dhe për prokurorin special. BDI shpreson që partitë të arrijnë marrëveshje mbi këto dy çështje gjer në fund të gushtit në mënyrë që ato të miratohen konsensualisht në parlament pas kthimit të opozitës në fillim të shtatorit. Kryetari Ahmeti theksoi që Tirana dhe Shkupi duhet të punojnë më intensivisht drejt përafrimit edhe më të madh dhe realizimit të marrëveshjeve bilaterale sepse kjo paraqet interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga BDI-ja.

Derisa ambasadori Reka ka nënvizuar që Shqipëria mbështet fuqishëm integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si parakusht për marrëdhënie të mira ndëretnike në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.