fbpx

Shteti jep nga 2000 euro në ditë për emigrantët

-

Në pesë muajt e parë të këtij vitit, MPB që është përgjegjëse për qendrën e emigrantëve në Gazi Babë, ka shpenzuar 6,8 milion denarë apo 110 mijë euro për akomodimin e emigrantëve ilegal, që i ka takuar policia në territorin e vendit, thonë për “Meta” nga MPB.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së brendshme, Ivo Kotevski kjo sasi është shpenzuar për ushqim, karburant, ujë, rrymë dhe në përgjithësi për akomodimin e emigrantëve në qendër.

“Në këtë shumë nuk hyn mbrojtja shëndetësore dhe nevojat tjera. Kjo shumë nuk përfshin as harxhimet që MPB i ka bërë gjatë marrjes së aksioneve dhe kontrolleve për zbulimin e emigrantëve ilegal”, thotë Kotevski.

Për përllogaritjeve, MPB nga fillimi i vitit, për akomodimin e tyre ka harxhuar 1,4 milion denarë në muaj gjegjësisht 46 mijë denarë në orë.

Sa emigrant për momentin janë të akomoduar në qendër, nga MPB nuk mund të saktësojnë.

“Gjendja në qendër vazhdimisht ndryshon dhe s’mund ta njoftojmë shifrën e saktë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.