fbpx

Dramë rreth çmimeve “4 Nëntori” në Manastir: A mundet Taleski të ndaj mirënjohje?

-

Dramë e vërtetë ka ngjarë sot në seancën e Komisionit të komunës për ndarjen e çmimeve “4 Nëntori” në Manastir, kur deputetja e VMRO Popullores, Gabriela Ilievska, si anëtare e Komisionit, ka refuzuar të votoj dhe publikisht ju bëri thirrje fituesve të mos i marrin mirënjohjet nga dora e kryetarit të dyshuar, Vladimir Taleski.

Komisioni nëntëanëtarësh, në mungesë të Ilievskës, megjithatë solli vendim mirënjohjen për vepër jetësore t’ia dorëzoj Milica Shperoviq- Ribartskit. Çmimet vjetore, sipas vendimit të Komisionit, do të përfundojnë në duart e Shoqatës së pensionistëve dhe sektorit inter të spitalit të Manastirit për 70 vjetorin e jubileut ndërsa në ekonomi çmim do të merr KB Pellagoni.

Këshilltarja Ilievska në seancën e komisionit të komunës deklaroi se të gjithë kandidatë që janë ofruar e meritojnë këtë mirënjohje, por nuk meritojnë ta marrin nga duart e Taleskit.

“Dinjiteti im nuk më lejon të marr pjesë në diç që Taleski sillet sikur çdo gjë është normale. Konsideroj se nuk është normale një kryetar, që çdo të premte paraqitet në gjykatë, të lejoj të ndaj këtë çmim. Personit për të cilin dëgjuam se është aktor perfid dhe kriminel, ne duhet t’i lejojmë, krahas të gjithë kriminelëve tjerë, të ndajë edhe mirënjohje” deklaroi Ilievska dhe bëri thirrje që të shpërblyerit të mos e marrin çmimin e “4 Nëntorit” nga duart e Taleskit.

Kryetarja e Këshillit të komunës Manastir, Silvana Angelovska njëherë kryetar i Komisionit për ndarjen e çmimeve, për “Meta” deklaroi se e drejta e këshilltares Ilievska të mos votoj është e drejtë e saj legjitim dhe nuk ka penguar në marrjen e vendimeve.

“Secili ka të drejtë të sillet ashtu siç mendon, por arsyet e saja për këtë sjellje nuk kanë bazë. Derisa të mos dëshmohet faji, Taleski nuk duhet të degradohet” deklaroi Angelevska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.