fbpx

Arrijnë për vizitë Han dhe treshja evropiane, askush nuk konfirmon takin me presidentin Ivanov

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han së bashku me treshen evropiane Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtejn, sot pasdite do të arrijë në vizitë disaorëshe në Maqedoni në përpjekje që të zhbollokoj krizën politike në vend.

Han dhe tre euro- deputetët, siç njoftoi dje zëdhënësja Maja Kocijançiq, do të takohen me liderët politik. Tash për tash, as nga KE, as na kabineti i presidentit Ivanov nuk konfirmojnë nëse katërshja e Brukselit do të takohet me presidentin e vendit.

Kocijançiq kumtoi se gjatë vizitës do të përsëritet qëndrimi i BE-së seduhet të respektohet epilogu i zgjedhjeve dhe të lejohet vazhdimi i proceseve demokratike me formim të shpejtë të qeverisë me orientim reformues, që do të vazhdoj të zbatoj Marrëveshjen e Përzhinës.

Komisari Han të premten në intervju për “Dojçe Vele” porositi politikanët maqedonas që të mbahen pranë Marrëveshjes së Përzhinës, por edhe i paralajmëroi se “nuk duhet të mendojnë se me zgjedhjet dhe formimin e Qeverisë së re, të gjitha problemet do të tejkalohen”. Involvimi i kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u paraqit si ndërmjetës mes partive politike shqiptare gjatë përpilimit të Platformës, Han e vlerësoi si kundër- produktive.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.