Deralla: Ndjehem sikur i “dhunuar”


       
Shkup, 8 Qershor, 2015 - 16:45 (META) 

Asnjëri prej aktivistëve të përgjuar që sot nga lideri i opozitës i morën dosjet me bisedat telefonike, nuk është i befasuar që numrat e tyre të telefonit janë gjetur në listën për përgjim. Thonë se ndjenja kur e din se dikush tjetër ka pjesë në intimitetin tënd është shumë e pahijshme dhe paralajmërojmë padi penale për ata që kanë përgjuar.

Bojan Mariçiq – Qendra maqedonase për arsim evropian :

“Kjo është ndjenjë shumë e pahijshme. Më duhet të pranoj se fare nuk jam i befasuar. Ende nuk i kam dëgjuar bisedat dhe nuk e di nëse janë autentike. Përgjimi i OJQ-ve vetëm se e vërteton raportin diktatorial ndaj tyre. Në përgjithësi ideja jonë tani për tani është që bashkë me OJQ-të tjera të ndërmarrin procedurë e cila do të përfundonte në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”.

Xhabir Deralla – “Civil”

“Gjatë vite e dija se më përgjojnë, të them të drejtën ndjehem i mllefosur dhe i dëshpëruar, ndjehem i “dhunuar”. Por, kur një pushtet të përgjon, kjo do të thotë se je në rrugën e duhur. Dhe dua t’i falënderoj që na kanë dëgjuar. Tërë kohën derisa ne mendonim se nuk janë brengosur për këshillat tonë dhe punën tonë, ata vazhdimisht kanë regjistruar dhe kanë përgjuar. Jemi të koordinuar me kolegët tanë dhe do t’i shfrytëzojmë masat ligjore”.

Violeta Gligoroska – Fondacioni për shoqëri të hapur “Maqedonia”

“Bisedat që i pranova, me sa arrita të shoh, janë autentike. Të gjithë. Janë regjistruar bisedat e mija me gazetarë që kanë aplikuar për disa projekte hulumtuese. Kam bisedë me Jadranka Kostovën, Mladen Çadikovskin, Biljana Sekulovskën dhe tjerë”.

Bardhyl Jashari – Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”

“Nuk jam i befasuar, por ndjenja është e barabartë me atë kur do të humbisni diçka me vlerë, por nuk dorëzoni, kërkoni dhe shpresoni se megjithatë do ta gjeni atë, deri në momentin kur mësoni se ajo e humbura nuk mund të kthehet…E kështu është ndjenja kur do të pranoni konfirmim se privatësia e juaj është humbur”.