fbpx

Deputetët e ri më shumë se dy muaj marrin nga 1335 euro rrogë, edhe pse nuk shkojnë në punë

-

Rroga më e ulët e një deputetët në Kuvendin e RM-së është 1335 euro në muaj, ndërsa edhe pse Kuvendi nuk punon, deputetët nga përbërja e re parlamentare tashmë 72 ditë në mandatin e ri, e marrën rrogën e rregullt.

“Ashtu u takon. Një pjesë e tyre kanë dhënë dorëheqje nga vendet e punës që i kanë pasur, dhe s’mund t’i lëmë pa të ardhura” deklaroi Todor Pendarov, këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Kuvendin e RM-së, në pyetjen e gazetarëve nëse deputetët marrin rrogat rregullisht.

“Marrin rrogë të rregullt, për të vetmin shkak, në momentin kur u verifikohen mandatet, i kanë humbur vendet paraprake të punës, do të thotë patjetër të marrin rrogë. Njëjtë siç ishte një rast tjetër, një vit e më shumë deputetët në vinin, por merrnin rrogat e tyre”, thotë Pendarov.

Ndryshe, rroga e deputetëve është tre herë e gjysmë herë më e lartë se rroga mesatare e paguar në Maqedoni, gjegjësisht u llogaritet me koeficient 3,5, shpjegoi ai.

“Ata nuk kishin arsye që të vijnë në punë sepse pas seancave konstituive më 30 dhjetor, nuk kishin çfarë të punojnë. Kuvendi punon kur të ketë raport, kur do të ketë propozim- ligj, për shembull ndërsa shohim se nuk kishte asgjë nga kjo, kështu që s’kishte nevojë të vijnë deputetët në punë”, thotë Pendarov.

Sipas informatës së fundit nga Enti Statistikor, në dhjetor vitin e kaluar, rroga mesatare ka qenë 23.457 denarë. Nga kjo del se deputetët në muaj marrin minimum 82.100 denarë gjegjësisht 1335, ku llogaritet edhe puna e kaluar- dikujt plus 2% e dikujt 10% më shumë.

Kryetarët e komisioneve parlamentare dhe shefat e grupeve parlamentare marrin rrogë me koeficient 3,7%, nënkryetari i Kuvendit ka koeficient 4% ndërsa kryetari i Kuvendit 4,5%, aq sa merr edhe presidenti i R. së Maqedonisë dhe kryetari i Qeverisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.