fbpx

Debat për emrin, flamurin, himnin dhe stemën, kërkuan nga qeveria e re Ahmeti, Kasami dhe Sela

-

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, sot promovuan “Platformën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare në Maqedoni” për, siç thuhet, “realizimin e mandatit e ardhshëm qeveritar dhe/ ose në çdo mandat të mëtutjeshëm”.

Platforma përbëhet nga shtatë pika kryesore ku, mes tjerash, qëndrojnë këto:

  • Shqiptarët të konsiderohen si komb shtetformues
  • Përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit
  • Kushtetuta e RM të vërtetoj se “gjuha maqedonas dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha shqipe me shkrimin e saj janë gjuhë zyrtare në RM”.
  • Debat gjithëpërfshirës për flamurin, himnin dhe stemën e shtetit me qëllim që “simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqërorë dhe barazinë etnike”.
  • Miratimi i rezolutës në Kuvendin e RM-së me të cilën do të dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912-1956
  • Formim të një komisioni shtetëror për financim të komunave, për marrjen e vendimeve me të drejtë për grante qeveritare në favor të komunave.
  • Përfaqësim të drejtë në organet për siguri, ushtri, kundërzbulim dhe drejtësi
  • Përfaqësim të drejtë në të gjithë nivelet e pushtetit qendror si dhe në shërbimet publike apo ndërmarrjet me aksione publike
  • Zbardhjen e plotë të çështjeve dhe procedurave gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” përmes një komisionit anketues ose organit të pavarur ndërkombëtarë
  • Zgjidhjen e kontestit të emrit, në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e të së drejtës ndërkombëtare.
  • Miratim të një rezolute të përbashkët dhe obliguese në Kuvendin e RM me të cilën Qeveria e RM-së obligohet në mënyrë aktive të përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit
  • Përfshirja e shqiptarëve në grupin e punës për bisedimet direkte me Greqinë
  • Përfshirja e shqiptarëve në grupin e punës për bisedimet direkte me Bullgarinë
  • Bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhim të integruar kufitar
  • Hapjen e kalimeve të reja kufitare

Përmbushja e këtyre qëllimeve do të ndiqet përmes tryezës së rrumbullakët të partive parlamentare shqiptare në përputhje me parimin e rrotacionit, që do të shërbej si platformë për harmonizimin e veprimit politik dhe komunikimit transparent me partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.