!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Daciq: Serbia gaboi që e pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues


       
Beograd, 2 Janar, 2017 - 15:30 (META) 

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq tha se Serbia ka gabuar që e pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetuese sepse Maqedonia ka pranuar dhe ka mbështetur anëtarësimin e saj në UNESKO.

 
“Serbia bëri gabim të madh. E tërë Evropa dhe bota e përdorin termin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ndërsa ne i dhamë shuplaka vëllezërve tanë grek dhe tani presim nga grekët që mos ta pranojnë Kosovën ndërsa Maqedoninë e pranuam duke ofenduar grekët ndërsa ata ( maqedonasit ) çdoherë votojnë për Kosovën. Unë më duhet të them se jemi të çmendur” deklaroi Daciq.

 
Ai shtoi se Beogradi në marrëdhëniet bilaterale me Shkupin edhe më tej do ta përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, por se në aspekt multilateral do të përdor emrin i cili përdoret në BE dhe KB” IRJM

 
Ai shtoi se kjo nuk është hakmarrje, por se politikë përgjegjëse shtetërore dhe nacionale.

 
“Serbia s’është lodër me të cilën mund të luaj kush të dëshiroj. Ne askënd nuk e lejojmë që të na nënçmoj. Nëse dikush nuk brengoset për kishat dhe manastiret tona në Kosovë që u dogjën dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme që dikush të jetë të paktën i përmbajtur në çështjen e UNESKO-s, atëherë vihet në pikëpyetje edhe esenca e raportit tonë” shtoi Daciq.