fbpx

Çavkov arsyetohet: Askush nuk më ka thënë se do të zgjidhet kryetari i Kuvendit

-

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov sot pasdite ka mbajtur konferencë shtypi ku dha pikëpamjet e tij për ngjarjet e djeshme në Kuvend. Ai u ankua se nuk ka qenë e njoftuar se do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit dhe se thotë se policia nuk ka pasur njohuri dhe paralajmërime për incidente të mundshme. Ai theksoi momentin se do të duhet kohë që të vlerësohet pse është zgjedhur koha pas orës 18:00, kohë kur çdo ditë ka protesta para Kuvendit.

“Për fat të keq, në Kuvend pas përfundimit të seancës në Parlament, dje ndodhën disa incidente që shkaktuan dhe provokuan mllefin e revoltin e qytetarëve. Kur them se nuk ka pasur kurrfarë njoftimi për policinë, dua të them se askush nga Kuvendi nuk është paraqitur se do të ketë tentim pas seancës të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Se çfarë kanë qenë vlerësimet e atyre që e kanë planifikuar këtë skenarë s’mund të komentoj, por është e qartë se mënyra si u realizua ka rritur rreziqet e sigurisë dhe ka shkaktuar reagim momental të pjesëmarrësve para Kuvendit. Do të duhet kohë dhe analizë plotësuese pse ata që qëndrojnë pas skenarit zgjodhën të realizojnë pas orës 18:00, duke ditur se në këtë kohë çdo ditë mbahen protesta para godinës së Kuvendit”, ka thënë Çavkov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.