fbpx

Bushati: Kishte marrëveshje me Gruevskin e cila u refuzua nga shkaqe që nuk lidhen me Shqipërinë

-

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i cili po qëndron në Uashington mohon të ketë ekzistuar një “Platformë e Tiranës” dhe se Shqipëria po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Bushati i cili ishte i ftuar në “Fondin gjerman marshmallou” refuzoi të përgjigjet në pyetjen e ekspertëve amerikanë çfarë do të thotë deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan “Radio- televizioni i Maqedonisë”.

“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Kishte marrëveshje me Gruevskin, por u refuzuar për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë, Tiranën apo kryeministrin Rama. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”, tha Bushati.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.