!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Bushati dhe Meta përshëndesin platformë e partive shqiptare në Maqedoni


       
Shkup, 9 Janar, 2017 - 13:34 (META) 

Autoritetet e Shqipërisë përshëndetën platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, informon korrespondentja  e “Meta” nga Tirana.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati vlerëson se kjo është marrëveshje për Maqedoni më të fuqishme dhe më demokratike ndërsa kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta, konsideron se marrëveshja pozitivisht do të ndikoj në raportet ndëretnike të vendit.

Kryeministri Edi Rama të shtunën, pas publikimit të platformës, vlerësoi se ky është një hap historik.

“Hap historik për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni. Për të drejtat e shqiptarëve e jo për kolltukë qeveritarë” shkroi Rama në faqen e tij në Facebook.

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, dy herë ishin në bisedime me Ramën në Tiranë e më pas edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Pas takimeve me Ramën dhe Thaçin, doli platforma e përbashkët e partive shqiptare që do të jetë bazë në bisedimet për formimin e Qeverisë së re.