fbpx

Britania e Madhe mbështet zgjedhjen e Xhaferit, kërkon dorëzim jo të dhunshëm të pushtetit

-

Zëdhënësja e zyrës për punë të jashtme e Britanisë së Madhe ka përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të R. së Maqedonisë dhe apelon për dorëzim të qetë dhe jo të dhunshëm të pushtetit.

““Mbretëria e Bashkuar e mbështetën vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me atë. Bëjmë thirrje ndaj gjithë individëve, institucioneve dhe partive që të mundësojnë transferim të padhunshëm dhe pa pengesa të qeverisë nga partia e mëparshme në pushtet ndaj koalicionit shumicë të përzgjedhur në Dhjetor të 2016-it. Sa më shpejtë që të formohet qeveria, aq më shpejtë do të mund të vazhdojë me implementimin e reformave urgjente që do të jenë në përfitim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë” thuhet në deklaratë.

Prej atje apelojnë që t’u mundësohet institucioneve të shtetit, sidomos policisë, t’i kryejnë obligimet e tyre pa ndikim politik.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.