This page was exported from Meta.mk [ http://meta.mk ]
Export date: Mon Oct 22 14:11:02 2018 / +0000 GMT

Boshnjakovski: Udhëheqësia e re e RTM-së do të zgjasë deri në miratimin e ligjit të ri




Qeveria e Maqedonisë nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjen e drejtorit të RTVM-së. Kjo zgjedhje është vendim i Këshillit të Programit të RTVM-së, i cili ende funksionon me përbërjen e vjetër, dhe qytetarët e Maqedonisë "e dinë mirë se kush janë anëtarë në atë përbërje të vjetër, në çfarë mënyre ka punuar dhe nën çfarë ndikimi, dhe si është bërë kjo zgjedhje”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeveria së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

- Menjëherë pas të miratohet Ligji i ri për shërbime audio dhe audiovizuale do të mundësohet, që të zgjidhen persona profesionalë dhe jo-partiakë në pozita udhëheqëse edhe në RTVM, edhe në Agjencinë për Shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Kjo do të thotë se kjo zgjedhje do të jetë në fuqi deri sa ta miratojmë ligjin. Atë do ta miratojmë së shpejti, dhe me këtë zgjidhje ligjore, kjo qeveri do ta ndërpresë praktikën e jotransparencës, do të mund, do të mundësojë profesionalizim të plotë dhe departizim të RTVM-së dhe Agjencisë - tha zëdhënësi i qeverisë.

Sipas Boshnjakovskit, ka mundësi që Ligji i ri për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike të gjendet në procedurë qeveritare deri në fund të javës.

Dje drejtori aktual i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), Marjan Cvetkovski, në konkurrencë të 12 kandidatëve të tjerë dje është rizgjedhur në krye të transmetuesit publik.

Këshilli e shpalli konkursin për zgjedhje të drejtorit të ri më 26 janar, për shkak se mandati i vjetër i Cvetkovskit përfundon në muajin mars.

Cvetkovski funksionin drejtor i përgjithshëm e kryen që nga viti 2012. Për zëvendës të tij është zgjedhur Harun Ibrahimi.

 

foom-logo-disklejmer Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit "Оbservatori i reformave mediatike", të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri "Metamorfozis", "Аgora" - Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të "Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni".

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” - Maqedoni.

Post date: 2018-02-14 15:48:13
Post date GMT: 2018-02-14 14:48:13
Post modified date: 2018-02-14 15:49:33
Post modified date GMT: 2018-02-14 14:49:33

Powered by [ Universal Post Manager ] plugin. MS Word saving format developed by gVectors Team www.gVectors.com