fbpx

Borisov: Ata që thyne pllakat përkujtimore do të kenë pasoja të padëshiruara

-

Kryeministri Emil Dimitriev dje në Vjenë i siguroi homologut të tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të përgjigjen për veprimin e pahijshëm në pllakën përkujtimore të heroit bullgar, Kajmakçalan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski,

“Nukduatëkomentoj” – Borisov u thagazetarëve pas takimitnëVjenë

Megjithatë, Borisov paralajmëroi se “derisa ata i thyen monumentet bullgare me çekiç, mund të ketë pasoja të padëshiruara”.

Borisov aludon në autoritetet maqedonase kur përdor fjalën “Ata”:

“Kur do të kenë nevojë për ndihmë, nuk do të marrin. Nuk kemi pritur që dikush të na luste,  por menjëherë dërguam ujë dhe ushqim (si përgjigje ndaj përmbytjeve në gusht në Shkup dhe Tetovë) dhe të gjithë qytetarët ishin të kënaqur. Të mërkurën, qeveria miratoi 300,000 leva (150.000 euro) në ndihmë financiare për ta. A kjo është ajo që ne e meritojmë për marrëdhëniet tona vëllazërore? A do të kontribuojë kjo për miqësinë tonë? A e ndihmon kjo integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër ne do të jemi ata që do të duhet të votojnë për hyrjen e tyre në BE”, tha Borisov.

Gazetari Milenko Nedelkovski të enjten u ngjit në majën e malit Kajmakçalan dhe me çekan theu pllakën përkujtimore kushtuar ushtarëve bullgarë, që humbën jetë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dje i bëri thirrje Bullgarisë të respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve.

“Nga miqtë tanë të Republikës së Bullgarisë presim që t’i respektojnë respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve. Njëkohësisht, nga institucionet presim që t’i dekurajojnë të gjithë aktorët që ilegalisht vendosin monumente në territorin e një shteti tjetër, të cilët më pas mund të jenë në shënjestër të dhunës ose të nxisin pakënaqësi te qytetarët”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.