!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Bllokadat greke dhe ngritja e Dunavit vështirësojnë trafikun hekurudhor, kërkohen më shumë vagonë


       
Athinë, 6 Shkurt, 2017 - 12:50 (META) 

Trafiku hekurudhor është i stër- ngarkuar dhe kapacitetet e trenave janë të mbushur, alarmuan kompanitë maqedonase të cilat kërkojnë transport alternativ për shkak të bllokadës në pikën kufitare Evzoni nga bujqit grek, që po zgjat tashmë një javë.

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë “Transport”, Nikola Kostov për “Meta” thotë se nuk ka ndalesë të trafikut hekurudhor dhe komitentët e rregullt servisohen në kohë, por kërkesa për transport hekurudhor është rritur për disa herë.

“Nevoja për trafik hekurudhor përmes Selanikut është rritur dhe për shkak të ngrirjes së Dunavit, kështu që bartja e mallit është ridestinuar përmes portit të Selanikut. Në mënyrë shtesë, kërkesa është rritur për shkak të grevës së bujqve grek” deklaroi Kostov.

Ai shton se drejtori i hekurudhave të Greqisë ka kërkuar hyrje- dalje më të madhe të trenave si dhe të vazhdohet orari i punës.

“Hyn dhe dalin tre deri katër trena në ditë ndërsa kërkojnë që ky numër të jetë të paktën dhjetë. Gjithashtu kërkojmë prej tyre të punojnë 24 orë sepse tani orari i tyre i punës është prej ora 7 deri 18” shton Kostov.