fbpx

 “Blic”: Serbia është për katër herë më e fuqishme ushtarakisht se Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

-

Serbia me 36.000 ushtarë është më shumë se katër herë më e fuqishme se Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, që kanë nga 8000 ushtarë. Më poshtë është Mali i Zi me 1853 ushtarë. Megjithatë, Kosova prin para tjerëve për shkak të 150 pjesëtarëve të njësitit anti- terrorist ROSU, që i shtohen shifrës prej 8000 ushtarë, prej të cilëve 4000 janë pjesëtarë të KFOR-it ndërsa 4000 pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

grafika voeni sili

Këto të dhëna ka prezantuar gazeta serbe “Blic” në faqen e saj duke treguar proporcionin ushtarak të Ballkanit Perëndimor me pamje grafike.

Sipas “Blic”, krahas 36.000 ushtarëve, Serbia ka 212 tanke, për dallim nga Maqedonia që ka 31 tanke. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë tanke.

Serbia është vendi i vetëm me avionë ushtarak apo gjithsej 95 ndërsa Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnjë. Serbia gjithashtu ka numër bindës të helikopterëve gjithsej 46, Shqipëria 27, Maqedonia dhe Kosova kanë nga 16 ndërsa Mali i Zi 13.

Lidhur me sistemet raketore, në fokus janë Serbia dhe Maqedonia. Serbët kanë 82 ndërsa Maqedonia 24 sisteme raketore ndërsa vendet tjera nuk kanë.

“Blic” më tej shkruan se Serbia ka më shumë pajisje, por i përmend qëndrimet e analistëve të cilët thonë se s’mundet vetëm të krahasohem shifrat sepse krahasimet  dukshëm vështirësohen nga prezenca e NATO-s në Maqedoni dhe Kosovë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.